Pas humbjes së Arsenalit reagon Arteta

  • A.P /
  • 04 February 2023 - 17:27
Pas humbjes së Arsenalit reagon Arteta

Arsenali ka regjistruar humbjen e dytë sezonale në Premierligë.

Skuadra londineze pësoi humbje sot në udhëtim kundër Evertonit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Goodison Park” përfundoi me rezultatin minimal, 1:0.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për vendasit e shënoi James Tarkowski, në minutën e 60-të.

Pas ndeshjes Arteta tha se i don shumë lojtarët e tij dhe tani është momenti për të qëndruar pranë tyre.

“Unë u thashë lojtarëve sot se i dua shumë më shumë se një javë më parë dhe gjashtë muaj më parë. Është e lehtë të jesh pranë dikujt kur ai fiton dhe luan mirë. Tani është momenti për të qenë pranë tyre – ata e meritojnë atë. Jam shumë krenar që stërvit këta lojtarë”, tha Arteta pas ndeshjes.

(Kosova Sot Online)