Lautaro: Ishim superiorë ndaj Milanit që nga minuta e parë, besojmë në Scudetto

  • S.A /
  • 06 February 2023 - 08:33
Lautaro: Ishim superiorë ndaj Milanit që nga minuta e parë, besojmë në Scudetto

Lautaro Martinez ishte protagonist në “Derby della Madonnina” mbrëmë.

Sulmuesi argjentinas ia solli fitoren Interit ndaj Milanit falë golit të shënuar me kokë në pjesën e parë.

Kampioni i botës ndihet mjaft i lumtur për fitoren dhe për dominimin, ndërsa ka folur edhe për Scudetton, të cilën synojnë ta fitojnë Zikaltrit, përkundër faktit që kanë mbetur prapa 12 pikë.

“Nga minuta e parë, e kemi demonstruar se jemi superiorë dhe në fund e fituam lojën me meritë. Edhe në Superkupë dominuam dhe kjo u pa edhe në këtë lojë”, deklaroi fillimisht Lautaro pas lojës për “Sky Sport”, përcjell “Kosova Sot Online )

“Po, ne e dimë se Napoli është shumë pikë para nesh, por duam të vazhdojmë të grumbullojmë pikë dhe të shohim se çka do të ndodhë në fund. Shpresojmë që ata të humbasin pikë. Do të jetë e vështirë Scudetto, por ne besojmë”, përfundoi sulmuesi i rrezikshëm argjentinas.

Interi me këtë fitore vetë mbeti në garë për titull, ndërkohë që e fundosi përfundimisht Milanin. 

(Kosova Sot Online )