Ekipi i mundjes i Kosovës i shpëton tërmetit në Turqi

  • A.P /
  • 06 February 2023 - 21:39
Ekipi i mundjes i Kosovës i shpëton tërmetit në Turqi

Në kohën kur ishte dashur të niseshin për në Kosovë, pjesëtarët e ekipit të mundjes të Kosovës u detyruan të lënë gjithçka prapa vetes në hotelin e tyre në Kahramanmarash të Turqisë, për t’i shpëtuar tërmetit të fuqishëm që goditi këtë vend.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Mundjes të Kosovës (FMK), Genci Fazlija, konfirmon për rel se mundësit e rinj të Kosovës dhe përfaqësuesit e Federatës janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pak në fillim kemi qenë të traumatizuar. Tani e kemi tejkaluar pak se ka qenë tmerruese, e papërshkrueshme. Krejt objektet rreth nesh janë shkatërruar, vetëm hoteli ku ishim ne, mbeti në këmbë”, thotë Fazlija.

Mbi 1.900 njerëz raportohet të kenë mbetur të vdekur në Turqi dhe Siri si pasojë e këtij tërmeti me magnitudë prej 7.8 ballësh të Rihterit, që goditi në orët e hershme të mëngjesit të së hënës zona në të dyja shtetet. Qindra persona mbeten ende të ngujuar nën rrënoja.

Fazlija thotë se mundësit e Kosovës i ndihmuan autoritetet në shpëtimin e disa personave të ngujuar, pasi kishin dalë vetë nga hoteli i tyre.


(Kosova Sot Online)