Man City nën hetime, Guardiola mund të largohet

  • S.A /
  • 07 February 2023 - 13:11
Man City nën hetime, Guardiola mund të largohet

Manchester City këto ditë është në qendër të mediave angleze për hetimet që po i bëhen këtij klubi.Kampioni aktual anglez po akuzohet nga Premierliga se i ka thyer rregullat e “fair-play” financiar mbi 100 herë në 9 vjetët e fundit, përcjell "Kosova Sot Online ".

Sipas mediumit britanik “The Sun”, “Citizens” e ka marrë një paralajmërim nga trajneri Pep Guardiola, i cili iu ka thënë se, nëse e kanë gënjyer drejtuesit e klubit.

City rrezikon minimalisht t’i hiqen pikët, e maksimumi që të përjashtohet nga liga dhe t’i hiqen titujt e kampionit, në rast se vërtetohen më shumë se 50 për qind të akuzave ndaj këtij klubi. 

(Kosova Sot Online )