Nicolo Zaniolo zbarkon në Galatasarayt, sot edhe formalisht zyrtarizimi

  • S.A /
  • 07 February 2023 - 13:39
Nicolo Zaniolo zbarkon në Galatasarayt, sot edhe formalisht zyrtarizimi

Nicolo Zaniolo do ta vazhdojë karrierën në Turqi. Mesfushori italian ka arritur marrëveshje me Galatasarayn dhe shumë shpejt do të arrijë zyrtarizimi, përcjell "Kosova Sot Online, sipas raportimeve në mediat turke dhe italiane.

Sipas gazetarit sportiv italian, Fabrizio Romano, futbollisti i Romës do të udhëtojë drejt Stambollit sot për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore, e për ta nënshkruar më pas në mbrëmje kontratën. Përfaqësuesi italian pritet të nënshkruajë deri në vitin 2027, ndërsa Roma nga shitja e tij pret t’i fitojë 20 milionë euro.

E klauzola e shkëputjes së kontratës së tij me klubin nga Superliga turke do të jetë 35 milionë euro.

Zaniolo ishte “rebeluar” së fundmi dhe nuk ka ushtruar qe një muaj me Romën.

Ai shpresonte të transferohej në Milan, por Roma nuk e pranoi ofertën e “Rossoneri” për huazimin e lojtarit, ngase “Giallorossi” dëshironin ta shisnin përfundimisht kartonin e tij.

(Kosova Sot Online )