Interi ka vendosur, do ta blejë futbollistin e njohur shqiptar

  • S.A /
  • 07 February 2023 - 15:50
Interi ka vendosur, do ta blejë futbollistin e njohur shqiptar

Interi ka vendosur përfundimisht ta blejë kartonin e Kristjan Asllanit.Futbolisti shqiptar është duke e kaluar këtë sezon në formë huazimi tek “Nerazzurri” nga Empoli, transmeton "Kosova Sot Online ".

Por, gazetari sportiv italian Fabrizio Romano njofton se Zikaltrit e kanë aktivizuar klauzolën e blerjes së obligueshme të përfaqësuesit shqiptar. Me këtë rast, Interi do t’i paguajë 10 milionë euro për kartonin e 20 vjeçarit. Mesfushori shqiptar i ka bindur drejtuesit e klubit nga qyteti i Milanos me paraqitjet e tij, ndërsa luajti më shumë mbi të gjitha në periudhën kur Interit i ishin lënduar lojtarët e mesfushës. 

(Kosova Sot Online )