Busquets mund të bëhet shok skuadre me Ronaldon

  • A.P /
  • 07 February 2023 - 16:16
Busquets mund të bëhet shok skuadre me Ronaldon

E ardhmja e Sergio Busquetsit mund të jetë larg Barcelonës.

Qe një kohë po spekulohet për një largim të mundshëm të 34 vjeçarit nga “Camp Nou” në fund të këtij sezoni, duke i dhënë kështu fund një eksperiencë të mbushur me suksese.

Mesfushori spanjoll së fundmi e ka marrë një ofertë të majme nga Arabia Saudite.

Futbollisti defanziv mund të bëhet bashkëlojtar me Cristiano Ronaldon pasi atë po e do Al-Nassr.

Sipas mediave spanjolle, klubi arab ia ka ofruar veteranit të mesfushës një rrogë vjetore prej 18 milionë eurosh neto

Edhe pse Busquets do të donte të luajë ende në nivele të larta të futbollit evropian, paratë mund ta bindin atë që të transferohet në Arabinë Saudite.

Trajneri Xavi Hernandez llogarit në shërbimet e spanjollit edhe në sezonin e ardhshëm, por mbetet të shihet gjatë verës se cilat do të jenë planet konkrete të njërit prej mesfushorëve defanzivë më të mirë në 15 vjetët e fundit. 

(Kosova Sot Online)