Muriqi e kujton me fjalë prekëse trajnerin Bllazheviq

  • A.P /
  • 08 February 2023 - 15:25
Muriqi e kujton me fjalë prekëse trajnerin Bllazheviq

Qiro Bllazheviq po kujtohet nga shumë figura të shquara të dikurshme të futbollit, mbi të gjitha nga ata që e kishin mundësinë të punonin me të.

Njëri prej tyre është edhe Xhevdet Muriqi, dikur futbollist i Prishtinës, i cili e pati privilegjin të luante nën urdhrat e trajnerit legjendar kroat.

Muriqi e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e ka kujtuar ish-trajnerin e tij, me të cilin kishte kontakte deri vonë

Ndërhë, i ka zbuluar edhe bisedat që i kishte me ish-selektorin e Kroacisë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 87 vjeçare, dy ditë para ditëlindjes së tij të 88-të.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e ish-futbollistit të njohur kosovar, i cili ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës në vitet e 80-ta. 

(Kosova Sot Online)