Futbollisti i Kasimpasas: Një ndërtesë u shemb para syve të mi

  • A.P /
  • 09 February 2023 - 13:45
Futbollisti i Kasimpasas: Një ndërtesë u shemb para syve të mi

Stephane Bahoken, sulmues franko-kamerunas i Kasimpasat e ka para tmerrin me sy në tërmetin e tmerrshëm që e goditi së fundmi Turqinë.

Ai gjendej në një hotel në jug-lindje të Turqisë kur toka filloi të lëvizte, ndërsa ndërtesat po shembeshin dhe nën rrënoja po përfundonin njerëzit.

“Themelet antisizmike të hotelit tonë sigurisht që e evituan rrënimin e ndërtesës”, theksoi ish-futbollisti i Angers dhe Strasbourg në një intervistë për “Le Parisien”

“Në atë hotel pati dëme minimale në krahasim me atë se çka ju ka shkaktuar ndërtesave të tjera dhe pallateve afër. Madje, e pash një shembje të një ndërtese afër hotelit, përpara syve të mi. Në një tjetër hotel, ndoshta do të më kishte rënë tavani mbi kokë. Kisha frikë se do të vdisja”, shpjegon tutje Bahoken.

Mijëra njerëz vdiqën, mijëra të tjera vazhdojnë të mbesin nën rrënoja dhe mijëra ndërtesa u shembën në tërmetin shkatërrimtar që i goditi Turqinë dhe Sirinë dy ditë më parë. 

(Kosova Sot Online)