Ngjarje tragjike: Vritet ish-futbollisti i kombëtares së Austrisë

  • S.A /
  • 09 February 2023 - 11:55
Ngjarje tragjike: Vritet ish-futbollisti i kombëtares së Austrisë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e së martës në Vjenë. Si pasojë e një zënke është vrarë ish-futbollisti i kombëtares austriake, Volkan Kahraman, përcjell  "Kosova Sot Online ".

Autori që e ka shkaktuar ngjarjen më pas ka kryer vetëvrasje. Siç raportojnë mediat austriake, i dyshuari dhe viktima thuhet se kishin qenë miq dhe ortak biznesi. Por, sipas policisë ende mbetet e paqartë arsyeja e këtij rasti dhe se hetimet po vazhdojnë.

663445

Kahraman ka pasur karrierë të bujshme duke luajtur për disa ekipe. Karrierën e filloi karrierën e tij në ekipin e të rinjve të Wiener Austria. Përveç fanellës së vjenezëve, ai ka luajtur edhe për Trabzonspor, LASK, Austri Salzburg dhe Vjenë. Si më i suksesshëm ai ka qenë te Excelsior Rotterdam. Për holandezët ai shënoi shtatë gola dhe dha njëmbëdhjetë asistime në 58 ndeshje. Ai ka luajtur edhe për kombëtaren e Austrisë.

(Kosova Sot Online )