Merih Demiral në ndihmë të Turqisë, shiten tri fanellat e nxjerra në ankand

  • S.A /
  • 09 February 2023 - 12:34
Merih Demiral në ndihmë të Turqisë, shiten tri fanellat e nxjerra në ankand

Ndërsa plagët e tërmetit të fuqishëm që preku Turqinë dhe Sirinë vazhdojnë të shërohen, bota e sportit vazhdon të mbështesë viktimat e prekur nga kjo fatkeqësi, përcjell "Kosova Sot Online ".

Merih Demiral, ish-lojtari i Juventusit, ka nxjerrë në ankand një fanellë të Cristiano Ronaldos të nënshkruar, e cila ishte në koleksionin e tij. Gjithashtu, Bonuçi dhe Dybala kanë bërë të njëjtën gjë duke i ardhur në ndihmë ish-shokut të tyre të skuadrës.

Mbrojtësi turk njoftoi më parë se Dybala dhe Bonuçi do të dhuronin fanellat e tyre për t’u shitur në ankand dhe të ardhurat do të shkonin për ndihma. 3 fanellat që Merih Demiral nxorri në ankand u shitën për një total prej 5 milionë lira turke, rreth 246,500 euro. “Të gjitha të ardhurat nga shitja janë derdhur në llogarinë e shoqatës Ahbap për t’u përdorur në ndihmë të zonave të prekura nga tërmeti”, njoftonte Demiral.

(Kosova Sot Online )