Nga kjo datë rikthehet Superliga e Kosovës në futboll

  • S.A /
  • 10 February 2023 - 09:04
Nga kjo datë rikthehet Superliga e Kosovës në futboll

Pas një pauze shumë të gjatë, këtë fundjavë do të rikthehet Superliga e Kosovës në futboll. Nesër me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohen tri ndeshje të xhiros së 19-të, kurse të dielën edhe dy tjera, shkruan "Kosova Sot Online".

Kampioni në fuqi, Ballkani do të udhëtojë për t’u përballur me Malishevën, kurse Drenica do të jetë nikoqir i Llapit. Ndërkohë, Gjilani do ta presë Ferizajn, shkruan "Kosova Sot Online ". Të dielën, Trepça’89 e pret Dritën, kurse Prishtina i shkon Dukagjinit. Edhe këto dy përballje nisin nga ora 13:00 të dielën. 

(Kosova Sot Online )