Juventusi nis bisedimet për transferimin e futbollistit të njohur

  • A.P /
  • 10 February 2023 - 16:59
Juventusi nis bisedimet për transferimin e futbollistit të njohur

Juventusi raportohet se është në bisedime me Sassuolon për transferimin e Davide Frattesit.

Pavarësisht pasigurisë rreth të ardhmes së klubit, drejtorët e rinj duket se tashmë po mendojnë se si të përmirësojnë ekipin për sezonit e ardhshëm

Dhe, sipas “La Gazzetta dello Sport”, Frattesi është një lojtar i admiruar nga klubi dhe trajneri, Massimiliano Allegri.

Sipas mediumit në fjalë, tashmë kanë nisur edhe bisedimet mes të gjitha palëve.


Roma ishte shumë e interesuar për 23-vjeçarin verën e kaluar, por nuk ia doli të arrinte një marrëveshje me Sassuolon për transferimin e tij.

Hamed Traore u largua drejt Bournemouthit për 30 milionë euro në afatin kalimtar të janarit dhe drejtori i Sassuolos, Giovanni Carnevali, paralajmëroi klubet e interesuar për Frattesin se ai do të kushtojë më shtrenjtë.

Mesfushori italian ka shënuar pesë gola në 22 paraqitje këtë sezon. Ai ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026. 


(Kosova Sot Online)