Federata e Brazilit, mohon se ka marrëveshje me Ancelottin

  • A.P /
  • 10 February 2023 - 18:41
Federata e Brazilit, mohon se ka marrëveshje me Ancelottin

Federata e Futbollit e Brazilit ka reaguar zyrtarisht pas raportimeve për arritjen e një marrëveshjeje me Carlo Ancelottin.

“ESPN Brazil” raportoi sot se trajneri italian ka rënë dakord të merrte pozitën e trajnerit të “Selecaos” duke filluar nga korriku i këtij viti

Megjithëse asgjë nuk ishte nënshkruar, mediumi në fjalë pretendoi se Ancelotti dha miratimin e tij verbal për një kontratë të mundshme trevjeçare.

Por, gjithçka u mohua pastaj nga 63-vjeçari përmes një paraqitjeje të tij në një konferencë për media.


Pas Carlo Ancelottit, këto raportime janë hedhur poshtë edhe nga Federata e Futbollit e Brazilit, që lëshoi një komunikatë zyrtare këtë të premte.

“Federata Braziliane e Futbollit (CBF) bën të ditur se lajmi i publikuar këtë të premte (10/02) se trajneri i Real Madridit, italiani Carlo Ancelotti, është trajneri i ri i kombëtares braziliane është i pabazuar. Presidenti Ednaldo Rodrigues ruan deklaratat e dhëna të mërkurën, pas hedhjes së shortit të ndeshjeve për Kupën e Brazilit. Në atë kohë, ai përjashtoi spekulimet, duke thënë se çështja trajtohet në mënyrë transparente dhe se trajneri i zgjedhur do të shpallet në kohën e duhur”, thuhet në reagimin e CBF-së. 

(Kosova Sot Online)