Sonte finalja e Kupës së Botës për Klube, Real Madridi sfidohet nga Al-Hilal

  • S.A /
  • 11 February 2023 - 11:55
Sonte finalja e Kupës së Botës për Klube, Real Madridi sfidohet nga Al-Hilal

Sonte do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës për Klube. Në finale do të takohen Real Madridi dhe Al-Hilal. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:00, në stadiumin “Moulay Abdallah”, shkruan "Kosova Sot Online ".

Spanjollët në finale kaluan pasi eliminuan Al Ahlyn në gjysmëfinale duke e mposhtur me rezultatin 1:4, teksa skuadra nga Arabia Saudite triumfoi 2:3 kundër Flamengos. “Los Blancos” me një triumf eventual sonte do të regjistronin një rekord të ri. Real Madridi është skuadra që e ka fituar më së shumti herë (4) trofeun e Kupës së Botës për Klube, teksa sonte synon të pestin. Ndërkaq, Al-Hilal ndodhet për herë të parë në finale të kësaj gare. Sot do të zhvillohet edhe ndeshja për vendin e tretë, mes Al Ahlyt dhe Flamengos, nga ora 16:30. 

(Kosova Sot Online )