Testet mjeko-ligjore gjejnë gjurmë të ADN-së së Dani Alvesit brenda trupit të viktimës së dyshuar

  • S.A /
  • 11 February 2023 - 12:12
Testet mjeko-ligjore gjejnë gjurmë të ADN-së së Dani Alvesit brenda trupit të viktimës së dyshuar

Dani Alves vazhdon të qëndrojë në burg, pasi po përballet me një akuzë përdhunimi që nga 20 janari i këtij viti. Mbrojtësi brazilian është i burgosur që nga ajo datë, teksa atij iu mohua edhe lirimi me kusht, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pavarësisht kësaj, Alves kishte shpresuar që së shpejti të lirohej me kusht, pasi kishte paraqitur një apel përmes ekipit të tij mbrojtës.

Megjithatë, kjo mund të jetë edhe më e pamundur tani. Sipas “Marca”, raportet mjeko-ligjore të dhëna në Gjykatë në Barcelonën treguan se mbetjet e spermës janë gjetur brenda trupit të gruas që dyshohet se është viktima në këtë rast.

Përveç kësaj, spermë thuhet se është gjetur edhe në dysheme dhe në tualetet e klubit të natës “Sutton” në Barcelonë, ku dyshohet se ka ndodhur vepra, me një pjesë të gjetur edhe në rrobat e viktimës.

Gjykata e Barcelonës pritet të diskutojë gjatë javëve të ardhshme për të vendosur nëse Alves mund të lirohet në mënyrë të përkohshme apo do t’i vazhohet masa e njëjtë.

(Kosova Sot Online )