Kosovari Florent Muslija vazhdon shkëlqimin në Gjermani si golashënues i sukseshëm

  • S.A /
  • 11 February 2023 - 14:30
Kosovari Florent Muslija vazhdon shkëlqimin në Gjermani si golashënues i sukseshëm

Futbollisti kosovar Florent Muslija ka vazhduar me ndeshje të mira dhe gola në Bundesliga 2. Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka realizuar një tjetër gol me fanellën e Paaderborn, shkruan "Kosova Sot Online".

Muslija e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë ndaj ish-skuadrës së tij Hannover 96, derisa reazultati pas pjesës së parë është i barabartë 2-2.

Vendasit realizuan dy gola të shpejtë në katër minutat e para, derisa fillimisht Leipertz ngushtoi epërsinë para se Muslija të barazonte shifrat nga penalltia në 2-2 në minutën e 26-të.

Për mesfushorin nga Kosova ky ishte goli i katërt në Bundesliga 2, derisa ka edhe tre asistime. 

(Kosova Sot Online )