Zbulohet detajet në kontratën e Mbappes, që do t’ia mundësonte kalimin te Reali si futbollist i lirë

  • S.A /
  • 11 February 2023 - 14:44
Zbulohet detajet në kontratën e Mbappes, që do t’ia mundësonte kalimin te Reali si futbollist i lirë

Për pothuajse të gjithë dukej sikur Kylian Mbappe do t’i bashkohej Real Madridit verën e kaluar, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germainin skadoi. Megjithatë, kjo lëvizje nuk ndodhi dhe sulmuesi francez zgjati kontratën deri në verën e vitit 2025, përcjell "Kosova Sot Online". Pavarësisht kësaj, spekulimet për të ardhmen e Mbappes po vazhdojnë ende. Sipas “The Athletic”, një kalim i ish-sulmuesit të Monacos në “Santiago Bernabeu” mund të ndodhë në afatin kalimtar të verës së vitit të ardhshëm, madje pa paguar asnjë çmim klubi spanjoll.

Sipas marrëveshjes aktuale, Mbappe thuhet se ka të drejtë të ndërpresë kontratën e tij aktuale me PSG-në para se të arrijë vitin e fundit, që do të thotë se ai mund të largohet falas në vitin 2024. 23-vjeçari thuhet se mbetet shumë i interesuar për t’iu bashkuar Real Madridit dhe zyrtarët e klubit janë të gatshëm ta mirëpresin me krahë hapur, pavarësisht asaj që ndodhi vitin e kaluar. Mbetet për t’u parë nëse këto raportime dalin të vërteta, si dhe nëse Real Madridi do të presë për të nënshkruar me Mbappen deri në vitin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online )