Ky skandal mund të vendosë kampionin e Anglisë

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 11:11
Ky skandal mund të vendosë kampionin e Anglisë

Ndeshja mes Arsenalit dhe Brentfordit (1:1) do të mbahet mend gjatë për shkak të vendimit të diskutueshëm të arbitrit që dëmtoi Topçinjtë dhe mund të ketë një ndikim të madh në fund të sezonit.

Brentfordi “i hoqi” dy ​​pikë të rëndësishme Arsenalit në luftën për titullin kampion. Në minutën e 74’, pas një rrëmuje në zonë, Ivan Toney ndëshkoi Arsenalin dhe për golin flitet në të gjitha emisionet e futbollit në Angli, të cilat i kushtohen Premier League.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta u zemërua me gjyqtarin pas konferencës për shtyp dhe pretendoi se golit i parapriu një pozicion jashtë loje. Me ekspertin spanjoll u pajtuan të gjithë komentuesit ekspertë, si gjyqtari i famshëm Chris Foy.

Megjithatë, mënyra në të cilën gjyqtari i VAR vlerësoi se goli ishte i rregullt është veçanërisht e çuditshme. Kështu, arbitri Lee Mason, i cili ndodhej në dhomën e VAR, harroi të vizatojë vijat e pozicionit jashtë loje tek goli i barazimit.

(Kosova Sot Online)