PSG-ja me formacion të përforcuar, Mbappe, Messi e Verratti ushtrojnë me ekipin në prag të ndeshjes me Bayernin

  • S.A /
  • 13 February 2023 - 12:17
PSG-ja me formacion të përforcuar, Mbappe, Messi e Verratti ushtrojnë me ekipin në prag të ndeshjes me Bayernin

Lajme të mira po vijnë për trajnerin Christophe Galltier dhe për Paris Saint-Germainin. Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Marco Verratti kanë ushtruar me ekipin në prag të ndeshjes së për të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut, shkruan "Kosova Sot Online".

 Të tre futbollistët, të cilët munguan të shtunën në humbjen nga Monaco, mund të jenë të gatshëm për duelin e nesërm, që do të luhet në “Parkun e Princave”. Messi e Verratti pritet të luajnë nga minuta e parë, derisa Mbappe mund të përdoret si një armë në zhvillim e sipër të lojës. Por, nuk përjashtohet mundësia që edhe përfaqësuesi francez të luajë nga fillimi. Të vetmet mungesa të PSG-së në duel me gjigantin bavarez do të jenë Renato Sanches dhe Nordi Mukiele. 

(Kosova Sot Online )