Milani do të takohet me përfaqësuesit e Olivier Giroud

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 16:22
Milani do të takohet me përfaqësuesit e Olivier Giroud

Milani do të takohet me përfaqësuesit e Olivier Giroud për të diskutuar rreth vazhdimit të bashkëpunimit.

Sulmuesit francez do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit, por palët janë të interesuara për ta vazhduar atë edhe për së paku një vit.

Sipas gazetarit sportiv italian, Fabrizio Romano, “Rossoneri” do të takohen me menaxherët e përfaqësuesit francez në ditët apo javët në vazhdim

Giroud thuhej se kërkohej nga Evertoni në afatin kalimtar të janarit, por që Milani e konsideroi lojtarin si të paprekshëm dhe të pashitshëm.

Ish-futbollisti i Arsenalit dhe i Chelseat ka qenë gjithmonë lojtar i rëndësishëm i Kuqezinjve, të cilëve ua siguroi edhe fitoren të premten ndaj Torinos me golin që e shënoi me kokë.


(Kosova Sot Online)