Neymar i del në përkrahje futbollistit çek

  • A.P /
  • 14 February 2023 - 13:58
Neymar i del në përkrahje futbollistit çek

Neymar i ka shprehur mbështetje Jakub Janktos, i cili këtë të hënë e zbuloi se është homoseksual.

Mesfushori çek aktualisht është i huazuar te Sparta Praga nga Getafe

Ish-futbollisti i Udineses e Smapdorias me videon e publikuar sot mori vëmendjen nga e gjithë bota e futbollit, teksa mbështetja për të nuk mungoi nga klubi i tij, si dhe të tjerët.

Jankto është një nga të pak futbollistët profesionistë që kanë pranuar haptazi orientimin e tyre seksual, si dhe i vetmi futbollist aktiv nga të gjitha ekipet kombëtare.

Këtë pasdite, Neymar tregoi se ai nuk ishte në dijeni të njoftimit, por megjithatë ishte i lumtur të shprehte mbështetjen e tij për 27-vjeçarin.

“Është një ditë e rëndësishme. Të gjithë janë të lirë, duhet të ketë më pak paragjykime, qoftë kjo homofobi, racizëm, apo çfarëdo lloj diskriminimi. Nuk isha në dijeni [për njoftimin]. Çdo qenie njerëzore duhet të jetë i lirë të bëjë si të dojë”, tha braziliani në konferencën për shtyp.

(Kosova Sot Online)