Zbulohet lista: Sportistët që e humbën jetën në tërmetin shkatërrimtar në Turqi

  • S.A /
  • 14 February 2023 - 11:21
Zbulohet lista: Sportistët që e humbën jetën në tërmetin shkatërrimtar në Turqi

Shumë sportistë e pësuan nga tërmeti i frikshëm që e goditi Turqinë javën e kaluar, në mesin e dhjetëra mijërave të tjerë që përfunduan nën rrënoja. Sportisti më i famshëm që e pësoi nga kjo fatkeqësi natyrore ishte portieri i Yeni Malatyaspor, që garon në nivelin e dytë të futbollit turk, Ahmet Eyup Turkaslan, shkruajnë mediat turke, përcjell “Kosova Sot Online ".

Gjithashtu, në mein e viktimave ishte edhe basketbollistja e Superligës së femrave nga ekipi Cankaya University, Nilay Aydogan. Po ashtu, edhe futbollistët e ekipit nga nivelet më të ulëta të futbollit turk, Kahramanmaras Istiklal Spor, Burhanettin Sever, Taner Kahriman, Hakan Dogan e Saruhan Bolat e gjetën vdekjen.Ndër të tjera, pjesëtarët e kërkim shpëtimit nën rrënoja i gjetën edhe trupat e pajetë të lojtarëve të rinj të volejbollit, që vinin nga Qiproja turke.

Çifti trajnerë Betul Coban Cakir e Bedrettin Cakir, si dhe volejbollistët Mehmet Can Agirbas, Murat Cilogullari, Umitcan Dogan, Azat Jumayev e Sevgi Cihangir, vdiqën si rezultat i tërmetit. Garuesit e sporteve ujore, Mir Berke Mutlu e Halil Ibrahim Elvermez, trajnerja e tenisit Tuba Pidecioglu, dhe lojtarët iranianë të amputuar, Mehdi Seyyidavi, Muhammed Riza Mirahmedi e Hamid Matrudi, po ashtu e humbën jetën nën rrënojat e tërmetit shkatërrues. Futbollisti i ekipit të Superligës turke, Atakas Hayaspor, ganezi Christian Atsu dhe drejtori sportiv Taner Savut, nuk dihet ende se ku gjenden. Të dy ishin në Hatay kur ndodhi dizastri.

Tërmeti, i cili e kishte epiqendrën në provincën Kahramanmaras, i goditi edhe nëntë provinca të tjera si Hatay, Gaziantep, Adiyaman, Malatya, Adana, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye dhe Sanliurfa. 

(Kosova Sot Online )