Juventusi dhe Danilo arrijnë marrëveshje

  • A.P /
  • 14 February 2023 - 18:10
Juventusi dhe Danilo arrijnë marrëveshje

Danilo raportohet se ka rënë dakord të nënshkruajë një zgjatje të kontratës me Juventusin.

Kontrata aktuale e tij skadon në qershor 2024 dhe sipas “Sky Sport Italia”, ai ka rënë dakord të rinovojë kontratën deri në vitin 2025 me një opsion për të vazhduar edhe deri në vitin 2026.

 

Ai nuk do të ketë rritje page me kontratën e re, duke vazhduar kështu që të marrë 4 milionë euro në sezon.

Danilo iu bashkua Juventusit nga Manchester City në vitin 2019 në një marrëveshje shkëmbimi që përfshiu Joao Cancelon.

Mbrojtësi brazilian ka shënuar shtatë gola në 138 paraqitjet e tij me “Zonjën e Vjetër”.

31-vjeçari është bërë një nga liderët në dhomën e zhveshjes te Juventusi, teksa atij edhe iu dha shiriti i kapitenit në barazimin 3-3 kundër Atalantas. 

(Kosova Sot Online)