
Barcelona ia pagoi 1.4 milion euro zëvendëspresidentit

Ish-gjyqtari i futbollit José María Enríquez Negreira ishte nënkryetar i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve të Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll nga viti 1994 deri në 2018.
Dhe midis viteve 2016 dhe 2018, sipas një hetimi të bërë nga Prokuroria e Barcelonës, klubi i futbollit Barcelona e kishte paguar shumën prej 1,4 milion eurosh për DASNIL 95 SL, një kompani në pronësi të ish-gjyqtarit në fjalë.
Këto informacione i ka zbuluar programi “Qué t’hi jugues”, që vepron në kuadër të mediumit “SER Catalunya”.
Negreira ishte po ashtu refer në kategorinë e parë spanjolle për 13 sezone.
(Kosova Sot Online)