Real Madridi do të zbresë sonte në fushën e blertë

  • A.P /
  • 15 February 2023 - 16:31
Real Madridi do të zbresë sonte në fushën e blertë

Real Madridi do të zbresë sonte në fushën e blertë për ta zhvilluar ndeshjen e mbetur nga xhiroja e 21-të.

“Los Blancos” ishin të angazhuar javën e kaluar në Botërorin e Klubeve, ku triumfuan në fund, ndërsa në La Liga e kanë një lojë më pak të zhvilluar.

Ata do ta presin sonte Elchen në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen që do të fillojë në orën 21:00.

Kampionët aktualë të Spanjës janë favoritë absolutë ndaj kundërshtarit, i cili e zë vendin e fundit në kampionatin spanjoll me vetëm një fitore nga 20 ndeshje të zhvilluara, përfshirë këtu edhe 6 barazime e 13 humbje.

Reali ka mbetur 11 pikë prapa lideres Barcelona, e cila e ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Prandaj, për kampionët evropianë dhe botërorë nuk ka më vend për gabime nëse duan t’i mbajnë gjallë shpresat për ta mbrojtur titullin e kampionit në Spanjë. 

(Kosova Sot Online)