Messi po e mendon largimin nga PSG-ja, ky mund të jetë ekipi i tij i ardhshëm

  • E.K /
  • 16 February 2023 - 10:54
Messi po e mendon largimin nga PSG-ja, ky mund të jetë ekipi i tij i ardhshëm

Inter Miami është i vendosur për ta transferuar Lionel Messin gjatë verës që vjen.

Ylli argjentinas nuk e ka vazhduar ende kontratën me Paris Saint-Germainin dhe gjithnjë e më shumë po flitet se ai do të largohet nga “Parku i Princave” në fund të këtij sezoni.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi anglez ‘Daily Mail”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, familja e shtatë herë fituesit të Topit të Artë dëshiron të shpërngulet dhe të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prandaj, klubi i David Beckhamit do ta priste me duart hapur kampionin e freskët të botës.

Messi kishte nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin francez në vitin 2021, kur ishte larguar nga Barcelona si lojtar i lirë.

E tash, ai mund të vendosë t’i japë fund eksperiencës franceze për të shkuar përtej Atlantikut.

Megjithatë, ende nuk është marrë asnjë vendim final rreth së ardhmes së yllit argjentinas.

Për të spekulohet edhe për një rikthim të mundshëm në Barcelonë. 

(Kosova Sot Online)