Lexoni edhe:
Atletico ka vendosur këtë çmim për largimin e Joao Felixit
E ardhmja e Marcus Thuram vazhdon të jetë e paqartë se ku do të transferohet në fund të sezonit. Sulmuesi francez është futur në vitin e fundit të kontratës me Borussia Moenchegladbach dhe nuk ka pranuar rinovimin e kontratës, përcjell "Kosova Sot Online ".
25-vjeçari këtë edicion ka shpërthyer ku në 20 ndeshje zyrtare ka realizuar 13 gola e ka asistuar në katër të tjerë.
The Mirror ka raportuar se Arsenali e ka futur në listën e dëshirave francezin dhe tanimë ka nisur bisedimet me agjentët e futbollistit.
Atletico ka vendosur këtë çmim për largimin e Joao FelixitLexoni edhe:
Thuram është i lirë qysh tani të nënshkruajë parakontratë me skuadrën e radhës dhe po studion ofertat.
Gjithsesi gara për t’i fituar shërbimet e reprezentuesit francez është shumë e madhe, pasi ka disa skuadra që e duan atë.
Bayern Munich, Borussia Dortmund, Inter, Milan, Barcelona, Atletico Madrid, Manchester United dhe Newcastle United gjithashtu janë vënë pas Thuram.
(Kosova Sot Online )