Veç 36% posedim i topit, kjo lojë e dobë nuk i kishte ndodhur kurrë më parë Guardiolës

  • S.A /
  • 16 February 2023 - 14:47
Veç 36% posedim i topit, kjo lojë e dobë nuk i kishte ndodhur kurrë më parë Guardiolës

Manchester City e mposhti mbrëmë Arsenalin me rezultat 3:1 për ta marrë primatin në Premierligë, me pikë të njëjta me “Gunners”, të cilët megjithatë e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Sidoqoftë, Pep Guardiola nuk është i kënaqur plotësisht, i cili në fund e mori përgjegjësinë që “e la të luante shumë” Arsenalin, sidomos në pjesën e parë, përcjell "Kosova Sot Online".

“Taktika ime ishte e tmerrshme, vendosa t’ju adaptohesha zgjidhjeve të reja. Në pjesën e dytë ishim më shumë vetvetja”, deklaroi ish-trajneri i Barcelonës e Bayern Munichut për “Amazon Prime”.

Sipas statistikave, nuk i kishte ndodhur kurrë në karrierë Pep Guardiolës që ndonjëri prej ekipeve të tij ta kishte posedimin e topit veç 36%.

Megjithatë, në fund më së shumti rëndësi ka rezultati dhe atë që e deshi e arriti trajneri spanjoll, i cili u rikthye furishëm në garë për titull të kampionit. 

(Kosova Sot Online )