Pas huymbjes nga Bayerni , Neymar shfaqet në turne të pokerit
Neymar e ka harruar menjëherë humbjen nga Bayern Munichu.Sulmuesi i Paris Saint-Germainit është shfaqur në një turne të pokerit, sport të cilin e ka një pasion që s’mund ta ndalë, përcjell "Kosova Sot Online".
Dhe, një ditë pas humbjes në “Parkun e Princave”, ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës ka marrë pjesë në dy turne prestigjiozë në Hyatt Regency, një hotel luksoz parisien.
Ambasadori i PokerStars është eliminuar shpejt nga EPT, por që ndërkohë është kualifikuar në turnin e dytë të Mystery Bounty, një turne në të cilin pjesëmarrja kushton 10 mijë euro.
(Kosova Sot Online )