Ky është futbollisti më i mirë në epokën e Milanit

  • A.P /
  • 17 February 2023 - 17:45
Ky është futbollisti më i mirë në epokën e Milanit

Ish pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, që tani menaxhon skuadrën e Monzas, thotë se Franco Baresi ishte “futbolli më i madh” që ka luajtur për Kuqezinjtë gjatë presidencës së tij. “Të gjithë e kanë respektuar atë”, tha ai

Monza e Berlusconit do të përballet me Milanin në stadiumin U-Power këtë të shtune.

Është hera e dytë që ish kryeministri i Italisë përballet me ish klubin e tij si një kundërshtar në një ndeshje garuese. Hera e parë ishte ndeshja në San Sirot më 22 tetor, kur kampionët në fuqi të Serie A fituan me rezultat 4-1.

Berlusconi foli për Sky Sport Italia të premten para ndeshjes së nesërme me Diavoli thotë që ai e përmbushi ëndrrën e tij gjatë presidencës 31 vjeçare të Milanit.

“Dëshiroja që Milan të bëhet klubi më imirë në Botë dhe unë e bëra atë”, tha ai.

“Unë fitova gjithçka. Më 1994, nuk munda ta shikojë finalen e Ligës së Kampionëve dhe kur e telefonova Adriano Gallianin, ai me tha që ne fituam 4-0. Ende jam krenar me atë që ne kemi arritur”.

Disa nga futbollistët më të mirë që luajtën në Milan gjatë asaj kohe ishin: Marco Van Basten, Ruud Gullit, Paolo Maldini, Franco Baresi, Andrea Pirlo, Andriy Shevchenko dhe Kaka, disa nga më të mirët.

Megjithatë, ish pronari i klubit nuk ka dyshim se kush është më i madhi.

“E dua Maldinin, ëshë djali dhe babai i futbollistëve të Milan. I dua shumë nga futbollistët e Milanit, nga Gullit deri në Van Basten, por më i madhi ishte Baresi. Një futbollist fantastik, jashtëzakonisht modest, i adhuruar dhe i respektuar nga të gjithë, përfshirë kundërshtarët”.


(Kosova Sot Online)