Investitorë nga Katari të interesuar për ta blerë Manchester United

  • A.P /
  • 17 February 2023 - 21:08
Investitorë nga Katari të interesuar për ta blerë Manchester United

Investitorë nga Katari raportohet që kanë bërë një ofertë 5 miliardë funte për ta bërë të tyre Manchester United, derisa sonte në mbrëmje është afati i fundit ku palët mund të shprehin interesim për skuadrën më të trofeshme angleze

Ofertat e vulosura priten sonte deri në orën 22:00 sipas kohës së Anglisë dhe 17:00 të New Yorkut, pasi që klubi do të vlerësohet nga bankierët Raine i cili do të shikoi ofertat.

Oferta besohet se është 5 miliard nga Katari e që është raportuar nga Bloomberg, e që është më e vogël pasi që pronarët amerikan, familja Glazer, kërkon një miliard më shumë e që kishin marrë në konsideratë se do të ishte një luftë më e ashpër ofertash.

Ofertat pritet të vinë nga tërë globi – si dhe nga Mbretëria e Bashkuar.

Sir Jim Ratcliffe ka për synim që ta rikthejë United përsëri nën pronësi të britanikëve pasi që konsiderohet edhe një mbështetës i madh i klubit.

Ratcliffe është britaniku më i pasur, me një pasuri me vlerë 21 miliardë funte, por disa nga rivalët e tij do të kenë përparësitë e mëdha financiare.

(Kosova Sot Online)