Lee Mason nuk do të ndajë më drejtësinë në Premierligë

  • S.A /
  • 18 February 2023 - 11:29
Lee Mason nuk do të ndajë më drejtësinë në Premierligë

Lee Mason nuk do të gjykojë më në Premier League pasi u largua nga trupi i arbitrave PGMOL me pëlqim reciprok. Largimi i 51-vjeçarit vjen disa ditë pas gabimit të tij gjatë barazimit 1-1 të Arsenalit me Brentford, përcjell "Kosova Sot Online". 

Mason, si ndihmës arbitri i VAR-it, nuk ka nxjerrë udhëzimet për të kontrolluar për pozicion jashtë loje në barazimin e Ivan Toney.

Pas barazimit me Brentford, Arsenali ra në vendin e dytë në tabelë pasi u mund 3-1 nga Manchester City në mesjavë – një rezultat që e çoi skuadrën e Pep Guardiolës në vendin e parë.

(Kosova Sot Online )