Ndeshje e çmendur, Arsenal fitoi me përmbysje ndaj Aston Villa-s dhe rikthehet në krye të tabelës

  • E.K /
  • 18 February 2023 - 16:25
Ndeshje e çmendur, Arsenal fitoi me përmbysje ndaj Aston Villa-s dhe rikthehet në krye të tabelës

Arsenal mundi 4-2 Aston Villan në transfertë, sfidë e vlefshme për javën e 24-rt të Premier League, duke i dhënë fund një serie prej tre ndeshjesh pa fitore dhe duke u rikthyer në krye të tabelës.

Skuadra vendase e hapi ndeshjen mrekullisht dhe kaloi në avantazh që në minutën e 5-të kur Watkins shënoi për 1-0, por tashmë në minutën e 16-të Saka mposhti Martinez me një goditje të fuqishme për të vendosur baraspeshën 1-1.

Në minutën e 31-të Aston Villa zhvilloi një aksion fantastik që u kurorëzua nga Coutinho për një avantazh të ri të ish-kampionit të Europës me rezultat 2-1.

Në pjesën e dytë, Arsenal shtoi sulmet dhe loja e tyre sulmuese dha rezultat në minutën e 61-të kur Zinchenko barazoi në 2-2.

Dhe kur u duk se sfida do të mbetej 2-2, Jorginho gjuajti shkëlqyeshëm në minutën e 94-të, dhe topi pas kapi traversën dhe kokën e portierit Martinez, përfundoi në rrjetë, duke kaluar kështë Arsenalin në epërsi 3-2.

Pas kësaj, portieri i Aston Villa, Martinez, doli në sulm pasi u dha goditje këndi për skuadrën e tij, të cilin Arsenali e shfrytëzoi për të konfirmuar fitoren me përmbysje me anë të Martinellit për 4-2 final.

Arsenali tani ka tre pikë më shumë se Manchester City, i cili pret Nottingham Forest dhe në turin e ardhshëm Topçinjtë do të vizitojnë Leicesterin.

Rezultati dhe golashënuesit:

Aston Villa - Arsenal 2:4 (Watkins 5', Coutinho 31' / Saka 16', Zinçenko 61', Martinez ag 90+4, Martineli 90'+8')

(Kosova Sot Online