Inzaghi: Shkojmë larg edhe në Champions

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 11:20
Inzaghi: Shkojmë larg edhe në Champions

Inter u rikthye te suksesi në kampionat, me nënkampionët që triumfuan 3-1 ndaj Udinese-s në “Gussepe Meazza”.

Simone Inzaghi, trajneri i Interit, foli me tone pozitive për skuadrën pas këtij suksesi.

“Djemtë punojnë shumë dhe më ndihmojnë të bëj zgjedhjet duhura për ndeshjet. Kush e nisi si titullar dhe kush hyri në lojë në vazhdim, më ka dhënë përgjigje të shkëlqyera, ata duhet të vazhdojnë kështu. Fituam kundër një skuadre me shumë fizik dhe teknik të lart. Kush do të luajë në sulm në Champions League? Shpresoj të kem gjithmonë sa më shumë alternativa, të mos harrojmë se kemi luajtur 4 muaj disi të kushtëzuar, duke bërë gjëra të mëdha, sidomos në Evropë dhe do vijojmë ta bëjmë pavarësisht kush e nis si titullar.” – përfundoi Inzaghi.

(Kosova Sot Online)