Leo Messi reagon pas golit dhe fitores së mbrëmshme

  • S.A /
  • 20 February 2023 - 08:35
Leo Messi reagon pas golit dhe fitores së mbrëmshme

Lionel Messi ka qenë hero i Paris Saint-Germanit dje pasi ia siguroi fitoren ekipit të tij ndaj Lillet të Edon Zhegrovës.Ylli argjentinas e realizoi golin e fitores me rezultat 4:3 për parisienët në minutat shtesë pasi e shënoi një gol mjaft të bukur nga gjuajtja e lirë, përcjell "Kosova Sot Online".

Me këtë rast, PSG-ja e ruajti primatin në Ligue 1 me 5 pikë më shumë se Marseille.

E shtatë herë fituesi i Topit të Artë gëzimin e tij e ka shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Vamos” (shkojmë përpara), ka shkruar kampioni i freskët i botës në Instagram.

(Kosova Sot Online )