Zhegrova dhuroi spektakël para përballjes me PSG-në e Messit

  • S.A /
  • 20 February 2023 - 09:10
Zhegrova dhuroi spektakël para përballjes me PSG-në e Messit

Lille i Edon Zhegrovës u përball dje me Paris Saint-Germainin në ndeshjen më drithëruese të kësaj jave në Ligue 1. Parisienët fituan në fund me rezultat 4:3 duke përmbysur gjithçka në minutat e fundit falë golave të Kylian Mbappe e Lionel Messi, përcjell "Kosova Sot Online".

Por, para lojës, në ngrohje e sipër, ylli kosovar ishte protagonist me disa veprime ekzibicionale, duke i zbavitur tifozët në “Parkun e Princave” me “magjinë e tij” para përballjes me Messin me shokë.

Fatkeqësisht, përfaqësuesit kosovar nuk iu dha mundësia të luante ndaj parisienëve, ndonëse kohëve të fundit po gëzon formë të mirë. Futbollisti ofanziv i krahut i ka zhvilluar 13 ndeshje në kampionatin francez këtë edicion duke e realizuar një gol dhe ndërkohë i ka edhe tri asistime. Në Kupën e Francës ai i ka tri lojë dhe një gol.

(Kosova Sot Online )