Partnerja e Ronaldos sot i merr 100 mijë euro në 5 minuta

  • S.A /
  • 20 February 2023 - 10:17
Partnerja e Ronaldos sot i merr 100 mijë euro në 5 minuta

Jeta e Georgina Rodríguez ndryshoi plotësisht kur e takoi futbollistin e famshëm Cristiano Ronaldo shtatë vjet më parë në një dyqan të një marke luksoze. Georgina ishte një vajzë shumë e zakonshme nga Spanja, e cila punonte në punë të ndryshme për t’i siguruar vetes kushte jetese.Ajo punoi si kamariere para se të transferohej në Londër ku punonte dhe studionte anglisht, shkruan "Kosova Sot Online ".

Në fund, ajo mori një punë si shitëse në dyqanin e një marke të famshme botërore në Madrid, dhe në të njëjtën kohë u mor me modeling. Kur Cristiano Ronaldo hyri në dyqanin ku ajo punonte shtatë vjet më parë, jeta e saj ndryshoi krejtësisht. Georgina dyshohet se atëherë punonte për 10 euro në orë, ndërsa tani shijon luksin. Lidhja e saj me një futbollist të famshëm i solli asaj një popullaritet të jashtëzakonshëm.

Ajo ka më shumë se 46.5 milionë ndjekës në Instagram dhe fiton para të mëdha nga reklamat.

Gazeta italiane “Look” ka publikuar një listë çmimesh me reklama në profilin e të zgjedhurës të futbollistit të njohur, përcjellin mediat shqiptare.

Besoni apo jo, Gergina merr 12 mijë euro për çdo story në Instagram, 60 mijë euro për një postim të zakonshëm dhe më shumë para merr për transmetime live.

Përkatësisht, për pesë minuta “live” në Instagram mbledh 100.000 euro të pabesueshme, që do të thotë se ajo paguhet 20.000 euro për minutë.

(Kosova Sot Online )