Xhevat Prekazi e shet fanellën e Partizanit për një shumë simbolike për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi

  • S.A /
  • 20 February 2023 - 15:54
Xhevat Prekazi e shet fanellën e Partizanit për një shumë simbolike për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi

 

Xhevat Prekazi e ka shitur për një shumë simbolike fanellën e Partizanit, të nënshkruar nga vetë ai. Ish-futbollisti kosovar paraprakisht e kishte shitur fanellën e Galatasarayt, gjithnjë për bamirësi, përcjell "Kosova Sot Online". Ndërsa tash, ai ka njoftuar se e ka shitur për 38 mijë lira, respektivisht për 1,886.05 Euro fanellën e ish-klubit të tij, Partizanit nga Beogradi, të cilat do t’i ndajë për të prekurit e tërmetit shkatërrimtar në Turqi. Ai ia dhuroi këto para Kryqit të Kuq të Turqisë, vend të cilin e ka në zemër.

Ish-futbollisti i Trepçës, i cili jeton në Beograd, e publikoi fotografinë me faturën e shitjes së fanellës, ndërsa i falënderoi ofertuesit dhe tha se ndihet mirë për destinacionin që do të nisen këto para.

Mbi 45 mijë njerëz mbetën të vdekur dhe mijëra ndërtesa u shembën nga tërmeti i tmerrshëm që e goditi Turqinë dy javë më parë.

(Kosova Sot Online )