Ja kush mund të transferohet në Manchester United

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 17:51
Ja kush mund të transferohet në Manchester United

Ansu Fati ka folur në lidhje me spekulimet për të ardhmen e tij në Barcelonë derisa ai vazhdon të lidhet me një kalim në Manchester United

Është raportuar që United “ka rezervuar një shumë të madhe parash” që do të jenë të gatshëm t’i shpenzojnë në Fatin gjatë afatit të verës, pavarësisht faktit që ai ka kontratë me skuadrën nga Camp Nou deri më 20217. 20 vjeçari në anën tjetër po lufton për minuta të luajtura në Barça derisa ai garon për një vend në formacion me Robert Lewandowskin, Raphinhan dhe Ferran Torresin në pozitat e sulmit dhe klubi janë në kërkim të zvogëlimit të pagave të tyre. Megjithatë, Fati tani pritet që ta qartësojë të ardhmen e tij, duke insistuar që ai ka për qëllim që ta respektojë kontratën e tij që ka me Blaugranan.

“Jam në kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2027 dhe shpresoj të qëndroj këtu për shumë vite”, tha spanjolli para mediave në edicionin përmbyllës të Sports Solidarity Stories që u mbajt të hënën, kur u pyet për ndonjë largim të mundshëm nga Barça.

Fati ka startuar vetëm në tetë ndeshje të La Ligës për Barçan këtë sezon dhe është i vetmi zëvendësues që hyri në lojë në katër minutat e fundit mbrëmë në fitoren e tyre kundër Cadizit. Fati ende beson që do ta fitojë besimin e Blaugranas.

“Jam mirënjohës dhe me fat që luaj në Barça dhe me duhet të falënderoj njerëzit për mbështetjen e tyre në baza ditore”.

(Kosova Sot Online)