Ramos për Messin: S’befasohemi më nga kualiteti i tij

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 18:34
Ramos për Messin: S’befasohemi më nga kualiteti i tij

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Sergio Ramos ka thënë që ai nuk është i befasuar më nga kualiteti i Lionel Messi pasi argjentinasi shënoi një gol të mahnitshëm nga gjuajtja e lirë kundër Lille.

PSG u duk se janë duke shkuar drejt humbjes së tyre të katër rresht në të gjitha garat pasi që ata ishin duke humbur me rezultat 3-2 ndaj Lille të dielën në mesditë, derisa ndeshja ishte në fund të saj.

Kylian Mbappe doli në skenë dhe shënoi golin e dytë në ndeshje dhe Messi kaloi skuadrën e tij në avantazh gjatë kohës shtesë duke shënuar një gol të bukur për Les Parisiens dhe fituar ndeshjen me rezultat 4-3.

“Nuk jam i befasuar më”, tha Ramos kur u pyet pas një fitoreje të vështirë në atë ditë, për të cilën drejtori sportiv Luis Campos “pushtoi” fushën, pasi që doli poshtë në bankinë të vepronte si trajner për shkak se skuadra e tyre po vuante në Parkun e Princave.

“Nuk jam i befasuar më nga Messi. Në Barcelonë ai vendoste ndeshjet sikurse bëri dje. Jam i lumtur që tani jam në skuadër me të”, tha ish futbollisti i Sevillas dhe Real Madridit për Amazon Prime

24 ndeshje sa dyshja kanë luajtur së bashku në klubin francez janë të mjaftueshme për Ramos që të pranojë adhurimin e tij për fituesin e Botërorit me Argjentinën, duke lënë anash rivalitetin e madh që ata e kishin në Spanjë nga sezoni 2005/2006 deri në sezonin 2020/21.

Në këtë 16 sezone, dyshje janë takuar 44 herë, me argjentinasin që ka fituar 19 ndeshje, 16 ndeshje i fitoi spanjolli kurse dy skuadrat ndanë pikë në nëntë të tilla. 

(Kosova Sot Online)