Mane s’e pranon që Salah ishte futbollisti më i mirë

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 20:48
Mane s’e pranon që Salah ishte futbollisti më i mirë

Ish ylli i Liverpool, Sadio Mane, i cili luan tani për Bayern Munchen, e ka anashkaluar Mohamed Salah kur është në pyetje futbollisti më i mirë me të cilin ai ka luajtur

Senegalezi u largua nga Anfield për në Allianz Arena më 2022, pas gjashtë sezoneve produktive në Merseyside. Mane fitoi Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve sa ishte me Liverpool, me një sulm të frikshëm që bëhej nga sulmuesit e tjerë bashkë me të Salah dhe Firmino. Mane ka, megjithatë, zgjedh që ta shmang shokun e tij me më së shumti gola në Angli kur zgjodhi lojtarin më të mirë me të cilin ai ka luajtur në krah.

Në vend që të shkonte për Salah – me raportet se kishte tensione mes kësaj dyshe e që nuk u ndaluan asnjëherë sa ishin bashkë – Mane i tha 1teamsports në TikTok që Divock Origi ishte futbollisti më i mirë që mund të shënonte gol dhe se ai nuk shpërdoronte mundësitë.

“Ai është legjendë brenda dhe jashtë fushe. Futbollist fantastik, një sulmues klasi botëror dhe finalizuesi më i mirë i joni”, kishte thënë trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp për belgun, i cili u bë një hero kult në Anfield para se të largohej për në AC Milan.

(Kosova Sot Online)