Neymar ka vendosur për të ardhmen

  • S.A /
  • 21 February 2023 - 08:33
Neymar ka vendosur për të ardhmen

Neymar ka marr vendim, përfundimisht  nuk është i interesuar të largohet nga Paris Saint-Germaini në verën që po vjen, shkruan "Kosova Sot Onlie".

Madje, ylli brazilian e sheh veten në “Parkun e Princave” edhe për një kohë të gjatë, më saktësisht, derisa t’i përfundojë kontrata në vitin 2027”, raporton mediumi francez “L’Equipe”, përcjell “"Kosova Sot Online".

Futbollisti ofanziv aktualisht është i fokusuar që të rikthehet në formën më të mirë fizike në kohë për ndeshjen me Bayern Munichun në Ligën e Kampionëve pas lëndimit që e pësoi së fundmi.

Ndërkohë, ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës planifikon ta respektojë kontratën me parisienët përkundër spekulimeve se gjiganti francez po mendon ta shesë atë në fund të këtij sezoni.

Thuhet se Chelsea është e interesuar për shërbimet e Neymarit, njëjtë siç ishte edhe verën e kaluar.

Neymar ishte shitur nga Barcelona në Paris Saint-Germain për një shifër rekorde prej 222 milionë eurosh disa vite më parë.

(Kosova Sot Online )