Dani Alves: Vajza erdhi dhe më provokoi

  • A.P /
  • 21 February 2023 - 14:29
Dani Alves: Vajza erdhi dhe më provokoi

Dani Alves e ka ndërruar prapë versionin.

Mbrojtësi brazilian, i akuzuar se e ka përdhunuar një femër të moshës 23 vjeçare më 30 dhjetor në një diskotekë të Barcelonës, ka thënë se është ai viktimë e këtij rasti.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja katalunase “Ara”, e cila zbulon një version të përfaqësuesit të deridjeshëm brazilian, të depozituar më 23 janar, e ku ai thotë se ishte vajza ajo që i ishte afruar derisa ishte i ulur në banjo, ndërkohë që kishte praktikuar seks oral pa lejen e tij

Në atë moment, Alves kishte rezistuar.

“Ka ardhur direkt tek unë. Nuk e kam prekur atë vajzë. E vërteta është se dëshiroja ta mbroja këtë vajzë të re”, ka thënë ish-futbollisti i Barcelonës.

Tash i përket tribunalit të Barcelonës për kërkesën e tij për t’u liruar me kusht

(Kosova Sot Online)