Gjendet edhe trupi i pajetë i drejtorit sportiv të Hatayspor

  • A.P /
  • 21 February 2023 - 15:20
Gjendet edhe trupi i pajetë i drejtorit sportiv të Hatayspor

Pak më shumë se javë pas tërmetit të tmerrshëm që e kishte goditur Turqinë, vjen një tjetër lajm i kobshëm për futbollin turk.

Është gjendur trupi i pajetë i drejtorit sportiv të Hataysporit, Taner Savut

I ndjeri ishte duke banuar në të njëjtën ndërtesë me futbollistin ganez, Christian Atsu, i cili po ashtu ndërroi jetë dhe trupi i tij u gjet pak ditë më parë.

Mediat turke raportojnë se trupi i Savut fillimisht u ngatërrua me atë të një personi me origjinë nga Adana, por që familja e këtij të fundit ia komunikoi gabimin autoriteteve, të cilët më pas e bënë testin e ADN-së me vëllain e Taner Savut.

Ky i fundit është në mesin e mbi 45 mijë viktimave të tërmetit shkatërrues, i cili bëri dëme të mëdha në njerëz dhe materiale, e që i goditi Turqinë dhe Sirinë në fillim të shkurtit.

(Kosova Sot Online)