N’Golo Kante kontrate të re me Chelsea

  • S.A /
  • 22 February 2023 - 08:38
N’Golo Kante  kontrate të re me Chelsea

N’Golo Kante është afër për ta zgjatur kontratën e tij me Chelsea para se të përfundojë sezoni, përderisa ai po ashtu pritet të rikthehet në skuadrën e parë, përcjell "Kosova Sot Online "

Francezit i skadon kontrata në qershor, që do të thotë se ai do të jetë gati që të largohet si transfer i lirë në fund të sezonit 2022-23. Negociatat janë duke vazhduar për të dyja palët dhe progresi është thënë së është pozitiv në fund të vitit të kaluar. Duket se Kante ka vendosur të qendrojë në Londrën Perëndimore, derisa sipas asaj që raporton Telegraph, Chelsea besojnë se do të arrijnë më të një marrëveshje së shpejti.

Gjendja e kontratës së mesfushorit ka alarmuar skuadra si Paris Saint-Germain dhe Barcelona për një lëvizje për të në verë. Megjithatë, besohet që Kante do të akomodohet në Londër dhe dëshiron që të qëndrojë në klub ku ai ka fituar çdo trofe të mundshëm, përjashto Carabao Cup. Çdo vazhdim i kontratës nga ai do të ishte një lajm i mirë për Chelsea ashtu si ishte Thiago Silva që nënshkroi një marrëveshje të re në fillim të këtij muaji.

Përtej progresit për kontratën e tij të re, trajneri i Bluve Graham Potter do të këtë mundësi ta përmirësojë skuadrën e tij kur fituesi i Botërorit me Francën më 2018 do të kthehet në fushë. Kante është jashtë fushës prej gushtit kur pësoi lëndim në kofshë kundër Tottenham, por fillimisht ka filluar që të kthehet në stërvitje këtë javë para se Chelsea të luajë kundër Spurs në fundjavë. Derisa mesfushori nuk është tërësisht gati, data e rikthimit të tij nuk është shumë larg, me një rikthim që mund të ndodh gjatë muajit mars.

Pavarësisht se ai mund të nënshkruajë kontratë të re dhe të rikthehet, Blutë pritet të jenë pa Kanten kur ata do të luajnë kundër Tottenhamit të dielën, ku ata do të tentojnë të kthehen tek fitoret pas humbjes shokuese kundër Southampton në vikendin e kaluar..

(Kosova Sot Online )