Klopp reagon i revoltuar: Humbja na dha një goditje të rëndë, por duam të fitojmë në Madrid

  • S.A /
  • 22 February 2023 - 09:42
Klopp reagon i revoltuar: Humbja na dha një goditje të rëndë, por duam të fitojmë në Madrid

Jurgen Klopp e ka analizuar humbjen e thellë prej 2:5 të Liverpoolit nga Real Madridi. Trajneri gjerman e pranon se kjo ishte një goditje e rëndë për të dhe për ekipin anglez, shkruan "Kosova Sot Online ".

Megjithatë, trajneri i “Reds” beson se skuadra e tij do të bëjë paraqitje të mirë në “Santiago Bernabeu” dhe pse jo, do ta kërkojë edhe fitoren në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

“E nisëm lojën në mënyrë të shkëlqyeshme, e kishim krejt atë që e donim, ndiheshim mirë, atmosfera ishte e jashtëzakonshme. Më pas, ata shënuan, e ne është dashur të mbroheshim më herët dhe më mirë. Goli i tyre ishte një shpullë për ne, duhet ta pranojmë. Por, pas pjesës së parë kisha ende ndjenja pozitive. Goli i tretë i tyre lindi nga një goditje e lirë që nuk jam i sigurt nëse ishte, por është dashur të mbroheshim më mirë”, deklaroi fillimisht Klopp për “BeIN Sport”.

“Ajo ishte një goditje e vërtetë. Humbëm topa në momente të gabuara, nuk e kujtoj një top të mirë dhe të rrezikshëm për Nunez. Luajtëm totalisht në duart e tyre. Ju thash djelmoshave që ishte një goditje e rëndë, por një humbje është e dhimbshme është vetëm nëse nuk mësojmë prej saj. Do të mësojmë dhe do të provojmë sërish, ne duam të fitojmë në Madrid”, përfundoi trajneri i Liverpoolit. Ndeshja e kthimit do të luhet në “Santiago Bernabeu” dhe Reali e ka krijuar një kapital prej tre golash. Sidoqoftë, “Reds” do të provojnë ta bëjnë mrekullinë për ta përmbysur eventualisht këtë disavantazh. 

(Kosova Sot Online )