Ancelotti: Tek 2:0 e mendova sfidën me Cityn, nuk ka marrë fund ende asgjë

  • S.A /
  • 22 February 2023 - 08:45
Ancelotti: Tek 2:0 e mendova sfidën me Cityn, nuk ka marrë fund ende asgjë

Carlo Ancelotti e ka komentuar fitoren e Real Madridit me rezultat 5:2 ndaj Liverpoolit në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, përcjell "Kosova Sot Online".

“Los Blancos” ishin duke humbur 0:2, por më pas e bënë një përmbysje të jashtëzakonshme falë një paraqitjeje të shkëlqyeshme në “Anfield Road”.

“Nuk ishte e lehtë, mbi të gjitha se si filloi loja. Fillimisht e humbëm besimin, por hap pas hapi e morën kontrollin e topit, duke qenë gjithnjë e më shumë efikasë përpara. Vinicius e bëri një lojë të jashtëzakonshme. Pjesa e parë e kësaj përballjeje ka shkuar mirë. Duhet të mendojmë për lojën e kthimit, ku duhet të vuajmë dhe të luftojmë si sot”, deklaroi trajneri italian.

“Kur ishim duke humbur 0:2? Mendova paksa tek Manchester City. Dëshiroja që të ndodhte e njëjta gjë, bile edhe më mirë. Skuadra nuk e humbi zemrën dhe shpirtin. Duhet të përmirësohemi në aspektin defanziv. Na krijuan probleme në të majtë sepse Henderson futej shpesh andej. E kontrolluam më mirë pjesën e dytë, duke e dërguar Valverden në të majtë. Rodrygo e ka bërë një punë fantastike, ishte i jashtëzakonshëm në punën e tij në të dyja fazat”, vazhdoi “DonCarlo”.

“Liverpooli vuajti në pjesën e dytë, ndërsa ne vuajtëm në fillim të pjesës së parë kur na sulmuan. Duhet të jemi të kënaqur, sepse loja ishte e bukur dhe e presim lojën e ardhshme”, përfundoi ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Evertonit dhe Napolit. 

(Kosova Sot Online )