Futbollisti i Rumanisë e çon në qiell Ermal Krasniqin

  • S.A /
  • 22 February 2023 - 14:26
Futbollisti  i Rumanisë e çon në qiell Ermal Krasniqin

Adrian Ilie, futbollist i gjeneratës së artë të Rumanisë e ka çuar në qiell Ermal Krasniqin. Futbollisti kosovar po shkëlqen në fanellën e CFR Cluj, tek i cili ishte transferuar nga Ballkani. shkruan "Kosova Sot Online".

24 vjeçari impresionoi në ndeshjet e para që i zhvilloi në Superligën rumune. E Ilie thotë se kishte insistuar shumë me trajnerin e Cluj, Dan Petrescu për ta sjell në klub futbollistin ofanziv nga Kosova, për të cilin thotë se është mjaft i mirë për ligën elitare rumune. “Mendoj se Krasniqi është një lojtar i shkëlqyeshëm për kampionatin tonë. Kam biseduar gjatë me Dan Petrescun për ta sjellë në skuadër, ende pa e finalizuar transferimin. Ai i sjell avantazh kampionatit tonë, një lojtar i talentuar që e ka një koordinim të shkëlqyeshëm më topin, i rrezikshëm një kundër një, e mban topin afër këmbëve dhe ka shpejtësi”, deklaroi fillimisht Ilie për “ProSport”.

“Mendoj se vrapon me topin, njëjtë siç bën edhe kur është pa top. Në golin e djeshëm u pa se sa mirë i koordinoi lëvizjet para se ta godiste topin. Gol i bukur, por shikojeni lëvizjen par ase ta godasë topin. E bën një hap prapa, koordinohet mirë dhe e godet topin ashtu siç duhet”, përfundoi ish-futbollisti rumun.

Ermal Krasniqi i ka realizuar dy gola dhe e ka bërë një asistim në gjashtë ndeshje të luajtura me CFR Cluj në të gjitha garat në këtë edicion që kur u transferua në dimër në Gruia.

Në pjesën e parë të sezonit ai ishte i jashtëzakonshëm me Ballkanin në garat evropiane.

(Kosova Sot Online )