Xhaka, i vendosur ta vazhdojë kontratën me Arsenalin

  • S.A /
  • 23 February 2023 - 12:01
Xhaka, i vendosur ta vazhdojë kontratën me Arsenalin

Granit Xhaka nuk e ka ndërmend të largohet nga Arsenali. Futbollisti kosovar e sheh të ardhmen e tij të lidhur me klubin anglez, i cili po tregohet protagonist këtë sezon në Premierligë, shkruan "Kosova Sot Online".

Mediumi “90min” raporton se përfaqësuesi zviceran është duke negociuar me “Gunners” rreth kontratës së re. Ish-futbollisti i Baselit dhe i Borussia Monchengladbachut e ka ngritur veten dhe e ka bërë lojtari kyç të ekipit të Mikel Artetas, ndërsa trajneri spanjoll e ka dhënë dritën jeshile për t’ia vazhduar bashkëpunimin atij.

Xhaka kishte pasur probleme me tifozët e Arsenalit kohë më parë, por tash ato janë relaksuar dhe ai është bërë mjaft i dashur në “Emirates Stadium”.

Edhe pse e kërkonte Roma e Jose Mourinhos, futbollisti luftarak vendosi t’ju qëndronte besnik “Topçinjve”, me të cilët në këtë edicion synon ta fitojë titullin e kampionit në Premierligë.

Xhaka aktualisht është zëvendës-kapiten i Arsenalit, por ai është një lider i lindur dhe shpeshherë i motivon shokët e skuadrës si të ishte kapiteni i parë.

(Kosova Sot Online )